EC vazhdon aktivitetet për pastrimin e hapësirave publike
Angazhimi për pastrimin e hapësirave publike nga EC realizohet me qëllim të krijimit të hapësirave më të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut si dhe për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi. Problemi me mbeturinat është vlerësuar si shqetësues për këtë anë, duke marrë parasysh efektet negative ndaj të cilëve banorët po ekspozohen në përditshmëri.
Kjo iniciativë vullnetare ka për qëllim ndër të tjera edhe ndërgjegjësimin për kujdes më të shtuar ndaj mjedisit, si dhe shërben si thirrje edhe për institucionet përgjegjëse që të tregohen më vigjilente në ruajtjen e mjedisit, duke aplikuar edhe masa adekuate ndëshkimore për individët e papërgjegjshëm.