EC realizon takim dhe aktivitet me të rinjtë nga komuna e Suharekës

EC Ma Ndryshe ka realizuar takimin me të rinjtë e Komunës së Suharekës për të diskutuar lidhur me nevojat dhe kërkesat e tyre. Gjithashtu u shqyrtuan mundësitë për bashkëpunim të mëtutjeshëm.


Në këtë takim kanë marrë pjesë edhe nxënësit nga ciklet e Shkollës së Aktivizmit në Komunitet, të organizuara më parë nga EC-i. Me këtë rast është planifikuar edhe realizimi i idesë së nxënëses Erza Muqaj rreth reduktimit të qeseve të plastikës në qytetin e Suharekës.


Pas takimit, bashkë me të rinjtë është realizuar anketa me temën “Sa plastikë përdoret nga qytetarët e Suharekës?” dhe në të njëjtën kohë qytetarëve të intervistuar u janë dhuruar çanta ekologjike me qëllimin që të reduktohet përdorimi i qeseve të plastikës.


Hedhja e mbeturinave dhe e plastikës nëpër vende joadekuate e nëpër rrugë është problem që duhet të adresohet në Kosovë, me qëllim të ruajtjes së mjedisit, prandaj nevojitet angazhim i shtuar për ndryshimin e shprehive dhe përdorimi sa më i vogël i plastikës është më e pakta që mund të bëjmë si qytetarë.

Rrjetëzimi