EC realizon aksion pastrimi në parkun e fëmijëve në Bazhdarhane në Prizren

Aksioni i radhës i EC-it për pastrimin e hapësirave publike nga mbeturinat është realizuar në parkun e fëmijëve në lagjen Bazhdarhane si dhe rrugicat përreth. Në këtë aktivitet morën pjesë edhe disa të rinj nga qyteti i Prizrenit, të cilët kanë kontribuar në mënyrë vullnetare për krijimin e një mjedisi më të pastër në këtë pjesë të qytetit. Aksioni i përbashkët është realizuar me qëllimin që të përçohet mesazhi për mirëmbajtjen e hapësirave publike si nga ana e qytetarëve ashtu edhe nga organet kompetente.


EC inkurajon të gjithë qytetarët që të kenë kujdes më të shtuar dhe ta mbrojnë mjedisin me qëllim të promovimit të përgjegjësisë qytetare dhe krijimit të ambienteve më të pastra për komunitetin.

Rrjetëzimi