EC ofron përvojën gjithëpërfshirëse për Komunën Gjilanit dhe Ferizajit
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit Qytetet Gjithpërfshirëse ka vazhduar serinë e takimeve në komunën e Gjilanit duke u takuar me Nënkryetarin z. Arbër Ismajli, me Drejtorin e Shërbimeve Publike z. Naser Korça, me u.d për Kulturë, Rini dhe Sport znj. Deniza Limani, me zyrtaren për Barazi Gjinore znj. Lindita Salihu, zyrtarin për të Drejtat e Njeriut z. Zija Ramadani dhe në komunen e Ferizajit me Nënkryetarin z. Naim Ferati.
Qëllimi i këtyre takimeve ishte shpërndarja e metodologjisë së punës me bazë në komunitet nga ana e OJQ-se EC Ma Ndryshe si dhe shpalosja e dokumenteve të ndryshme te hartuara nga EC. Poashtu zyrtarët komunal te Gjilanit dhe Ferizajit shprehen interesim për mbeshtetje dhe bashkepunim për hartimin e disa prej dokumenteve ku EC I ka realizuar ne Prizren.