EC mbajti takimin e dytë nga seria e takimeve me qytetarë
Në takimin e dytë qytetarët ndanë problematikat aktuale me fokus në hapësirat publike dhe mungesën e gjithëpërfshirjes.
Kërkesat e adresuara nga ana e qytetarëve përfshin infrastrukturë më të mirë rrugore, plan të menaxhimit të mbeturinave, shtimin e hapësirave gjelbëruese si dhe mundësimi për komunikime mes institucioneve dhe qytetarëve.
Kërkesat me prioritet pritet të përmblidhen edhe në seritë e diskutimeve të radhës dhe t’u paraqiten kanditatëve për Kryetarë të Komunës.
Takimi u mbajt duke respektuar masat dhe rekomandimet Anti-Covid 19.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Forumit për Dialog Qytetar që financohet nga Olof Palme International Center, mbështetur nga Demokraci Plus(D+), përmes projektit ”Pikëpamjet për Zgjedhjet Lokale 2021”.