EC mbajti diskutimin e parë nga seria e diskutimeve me qytetarë
Qëllimi i organizimit të këtij takimi është paraqitja dhe diskutimi i problemeve aktuale me të cilat ballafaqohen qytetarët e Komunës së Prizrenit. Në fund të diskutimit, në pajtim me të gjithë pjesëmarrësit , u vënë në prioritet disa prej problemeve më urgjente të identifikuara nga qytetarët. Kërkesat me prioritet pritet të përmblidhen edhe në seritë e diskutimeve të radhës dhe t’u paraqiten kanditatëve për Kryetarë të Komunës.
Takimi u mbajt duke respektuar masat dhe rekomandimet Anti-Covid 19.
Ky aktivitet u organizua në kuadër të Forumit për Dialog Qytetar që financohet nga Olof Palme International Center, mbështetur nga Demokraci Plus(D+), përmes projektit ”Pikëpamjet për Zgjedhjet Lokale 2021”.