EC Ma Ndryshe vijon takimet me grupet e komunitetit

Gjatë muajve mars dhe prill OJQ “EC Ma Ndryshe” ka zhvilluar seri të takimeve me banorët e lagjeve Nënkalaja, Bazhdarhana, Bajram Curri, 2 Korriku, te Tranziti, Dardania, Tusuzi, Islahana e Kurilla, me ç’rast janë zhvilluar diskutime lidhur me shqetësimet dhe problemet në këto lokalitete, sikurse edhe hapat që duhet ndërmarrë për adresimin e tyre te institucionet përgjegjëse.


Pas identifikimit të prioriteteve, përfaqësues të caktuar të këtyre lagjeve janë dakorduar që në emër të komunitetit të nisin një dialog më aktiv me pushtetin lokal dhe institucionet tjera publike drejt përmbushjes së nevojave dhe kërkesave të banorëve.


“Qyteti gjithëpërfshirës...” është projekt tre-vjeçar i EC Ma Ndryshe, i cili synon të artikulojë nevojat e grupeve të komunitetit dhe t’i përkthejë ato në plane të zbatueshme urbane të komunës së Prizrenit. Grupet e komunitetit me të cilat punohet në këtë projekt janë të shpërndarë në lagje të ndryshme të qytetit dhe paralelisht zhvillohet edhe procesi i avokimit dhe bashkëpunimit me komunën e Prizrenit dhe Drejtorinë e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor për të siguruar përfshirjen e kërkesave të qytetarëve në planifikimin urban të qytetit.

Rrjetëzimi