EC Ma Ndryshe takon Kuvendin e të Rinjve në Prizren
Gjatë këtij takimi EC-i ka prezantuar para pjesëmarrësve punën dhe aktivitetet e organizatës, si dhe u njoftua me aktivitetet e Kuvendit të Rinjve në Prizren.
Të rinjtë patën mundësi të diskutojnë edhe mbi rëndësinë e pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje dhe avokimin rreth çështjeve të ndryshme që i preokupojnë, duke veçuar në këtë rast edhe problemet që i hasin në përditshmëri në komunën e tyre.
Me theks të veçantë pjesëmarrësit diskutuan sfidat kryesore që i përjetojnë në lidhje me hapësirat publike gjelbëruese në lagjet ku jetojnë dhe mungesën e aktiviteteve rinore. Ata adresuan propozime të shumta për disa ndërhyrje që sipas tyre do të duhej të realizoheshin në mjedisin ku jetojnë, ku gjithashtu shprehën interesimin për tu angazhuar edhe vullnetarisht në aktivitete të kësaj natyre.