EC Ma Ndryshe shënon Ditën e Tokës me aksion pastrimi në Prizren

EC Ma Ndryshe, të mërkurën, ka shënuar Ditën e Tokës në bashkëpunim me nxënësit dhe KRM “Eko Regjioni” në Prizren.


Aktiviteti simbolik i pastrimit të mbeturinave është zhvilluar në zonën përreth Stacionit të Autobusëve dhe hekurudhës, me pjesëmarrjen e nxënësve nga Gjimnazi “Remzi Ademaj” dhe Shkolla e Mesme e Mjekësisë “Luciano Motroni”, si dhe punonjësve të KRM “Eko Regjioni”.


Në këtë kuadër janë vendosur edhe tabelat me porosi ndërgjegjësuese për mbrojtjen e mjedisit dhe kujdesin ndaj Tokës.


EC Ma Ndryshe edhe njëherë rikujton rëndësinë e angazhimit të përbashkët dhe të veprimeve të përgjegjshme për mbrojtjen e mjedisit, jo vetëm në Ditën e Tokës, por çdo ditë, me synimin për të siguruar kushte të shëndetshme jetese për brezat e tanishëm dhe ata që do të vijnë.

Rrjetëzimi