EC Ma Ndryshe realizoi aksionin e radhës për pastrimin e hapësirave publike.

Aksioni u realizua me lokacion në hapësirat e ish hekurudhës në Prizren, më saktësisht në një pjesë të rrugës “Vesli Klark”.
Në fund të aksionit, kompania rajonale e mbeturinave “EKO REGJIONI” ka asistuar në grumbullimin final të mbeturinave të mbledhura.
Aksioni i sotëm, është realizuar në përputhje me rekomandimet e udhëzimet Anti Covid – 19, ndërsa aksione të tjera të kësaj natyre pritet të realizohen edhe më tej.


Ky aktivitet është realizuar nga EC Ma Ndryshe, mbështetur nga programi i Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) ‘EJA Kosovë’, bashkëfinancuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Agjencia Suedeze për Zhvillim dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar (Sida). Përmbajtja dhe qëndrimet e paraqitura këtu nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të donatorëve.

Rrjetëzimi