EC Ma Ndryshe në konferencën për demokracinë lokale
EC Ma Ndryshe morri pjesë në konferencën ndërkombëtare "Demokracia lokale - Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të Qeverisë Lokale dhe Shoqërisë Civile", për të prezantuar bashkëpunimin e saj me qeverinë lokale në Prizren. Kjo konferencë u organizua nga TACSO Kosova në bashkëpunim me zyrat e tjera të TACSO-s në rajon. Pjesëmarrës në konferencë ishin edhe përfaqësuesit e shoqërisë civile nga shtetet fqinjë si Mali i Zi, Bosna dhe Hercegovina, Maqedonia si dhe nga Turqia, me çrast i ndanë përvojat e tyre të bashkëpunimit me qeveritë lokale në qytetet përkatëse.