EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Burimore “Lef Nosi” realizoi një aksion pastrimi

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Burimore “Lef Nosi” realizoi një aksion pastrimi në parqet- hapësirat publike të lagjes Lakuriq në Prizren.


Në këtë aktivitet morën pjesë të rinjtë e kësaj qendre, të cilët kontribuan në mënyrë vullnetare për krijimin e një mjedisi më të pastër.


Aksioni i sotëm jo vetëm që ka shërbyer për të krijuar një ambient më të pastër nga mbeturinat por ka shërbyer gjithashtu edhe për të nxitur ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtje të mjedisit, që mbetet ndër synimet kryesore të organizimit të aktiviteteve të tilla.

Rrjetëzimi