EC Ma Ndryshe mbajti diskutimin e fundit nga seria e diskutimeve me qytetarë

Dialogu Social për punë të dinjitetshme për të rinjtë, gratë dhe burrat në nivel lokal, ishte tema e diskutimit.


Përgjatë diskutimit qytetarët disktuan situatën e tregut të punës në përgjithësi, mungesën e kornizës e implementimit të mirëfilltë ligjor, të drejtat e punëmarrësve deri në kërkesat për të ardhmen.


Kërkesat me prioritet, së bashku edhe me kërkesat e diskutimeve paraprake pritet të përmblidhen dhe t’u paraqiten kanditatëve për Kryetarë të Komunës.


Takimi u mbajt duke respektuar masat dhe rekomandimet Anti-Covid 19.


Ky aktivitet u organizua në kuadër të Forumit për Dialog Qytetar që financohet nga Olof Palme International Center, mbështetur nga Demokraci Plus(D+), përmes projektit ”Pikëpamjet për Zgjedhjet Lokale 2021”.

Rrjetëzimi