EC Ma Ndryshe ka realizuar takime me Drejtoritë e Arsimit në Komunat e Rahovecit, Malishevës dhe Mamushës

Në këto takime, përveç diskutimit mbi nevojat dhe sfidat aktuale po ashtu u prezantua projekti “EKO Shkolla” i cili do të implementohet së bashku me eko-klubet e shkollave të mesme në këto komuna. Qëllimi i këtyre takimeve ishte njoftimi i drejtorëve dhe zyrtarëve me aktivitetet dhe planet e projektit.


Me anë të këtij projekti do të avokohet për futjen e konceptit të “EKO Shkollës” në 12 shkolla në rajonin jugor (komuna e Prizrenit, Mamushës, Rahovecit dhe Malishevës) përmes pilotimit të modelit dhe metodologjisë përkatëse për mbrojtjen e mjedisit me pjesëmarrje të gjerë të nxënësve dhe mësuesve.

Rrjetëzimi