EC Ma Ndryshe ka realizuar aktivitetin e përbashkët me nxënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim "Lef Nosi"
EC Ma Ndryshe ka realizuar aktivitetin e përbashkët me nxënësit e Qendrës Burimore për Mësim dhe Këshillim "Lef Nosi", në kopshtin dhe parkun e kësaj Qendre. Ky aktivitet ka ardhur si rrjedhojë e kërkesës së kësaj Qendre drejtuar EC-it.
Fillimisht, është realizuar vendosja e sistemit pikë-pikë të ujitjes si një ndër sistemet efektive , si për kursimin e ujit ashtu edhe për hidratimin e bimëve.
Pas vendosjes së sistemit dhe punimit të tokës, së bashku me nxënësit u mbollën kulturat bujqësore në kopshtin e kësaj qendre dhe luleve të ndryshme sezonale.
Nëpërmjet mbjelljeve të realizuara do të mundësohet kryerja e praktikës shumë më lehtë nga nxënësit e kësaj shkolle si dhe do të mundësoj që programi i Hortikulturës të jetë edhe me i arrirë.