EC Ma Ndryshe ka pritur në takim të rinjtë nga Komuna e Gjakovës.

Gjatë këtij takimi me të rinjtë fillimisht është prezantuar puna, aktivitetet dhe disa nga intervenimet e realizuara nga EC-i.


Poashtu gjatë këtij takimi është diskutuar rreth qendrave rinore, funksionit të tyre dhe shqetësimit që e kanë të rinjtë që disa komuna të Kosovës ende nuk e kanë një qendër rinore ku të rinjtë mund të mblidhen dhe t’i zhvillojnë idetë e tyre.


Para të rinjve poashtu është prezantuar një videoreportazh që është realizuar nga EC muaj më parë, e që e ngrit si çështje mungesën e qendrave rinore.


Disa nga pjesëmarrësit që kanë qenë më herët pjesë e organizimeve të EC-it, i ndanë përvojat e tyre me të tjerët rreth angazhimeve të tyre në kuadër të projekteve të ndryshme të realizuara nga EC.

Rrjetëzimi