EC Ma Ndryshe ka organizuar vizita një ditore me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prizrenit

EC Ma Ndryshe ka organizuar vizita një ditore me nxënës të shkollave fillore dhe të mesme të Komunës së Prizrenit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nxënësit nga “Gjon Buzuku” në Prizren, “Gjon Buzuku” në Reqan, “Remzi Ademaj” në Romajë, “Emin Duraku”, Qendra e Kompetencës, Shkolla Teknike “11 Marsi”, Shkolla Ekonomike “Ymer Prizreni” dhe Qendra Burimore për Mësim dhe Këshillim "Nënë Tereza" në Prizren. Ata kanë vizituar institucionet muzeale të qytetit të Prizrenit si Muzeu i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Muzeu Etnologjik i Prizrenit Musa Sheh Zade dhe Muzeun Arkeologjik të Prizrenit – Sahat Kulla.


Kjo vizitë është organizuar me qëllim të promovimit të trashëgimisë kulturore në veçanti të institucioneve muzeale të qytetit si dhe për informimin mbi traditat dhe kulturat e vendit tonë. Në të njëjtën kohë shërben për ndërgjegjësimin e gjeneratave të reja për rëndësinë e mbrojtjes së trashëgimisë kulturore të vendit.


Nxënësit kanë pasur mundësi të njihen nga afër me historinë, me eksponatet dhe artefaktet që janë të ekspozuara në muzetë dhe të marrin informacione të rëndësishme nga ekspertët dhe profesionistët e trashëgimisë.
Vizitat janë realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i trashëgimisë kulturore përmes fuqizimit të shërbimeve gjithëpërfshirëse dhe inovative në institucionet muzeale të qytetit të Prizrenit”, përkrahur nga Komuna e Prizrenit, përkatësisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport.

Rrjetëzimi