EC Ma Ndryshe pjesë e grupit punues të mandatuar për zhvillimin e studimit të fizibilitetit dhe Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prishtinës

EC Ma Ndryshe bashkë me institucionet e nivelit qendror e komunal, organizatat e shoqërisë civile si dhe komunitetin ndërkombëtar është pjesë e grupit punues të mandatuar për zhvillimin e studimit të fizibilitetit dhe Planit të Menaxhimit për Qendrën Historike të Prishtinës. Ky Plan synon të definojë mënyrat e konservimit, ruajtjes, zhvillimit dhe promovimit të qendrës historike të Prishtinës.


EC bashkë me hisedarët tjerë, përmes metodologjisë gjithëpërfshirëse, do të ofrojë kontributin që këto vlera të jenë në shërbim të komunitetit, duke mundësuar që ato të barten edhe tek gjeneratat e ardhshme.

Rrjetëzimi