EC Ma Ndryshe & Iniciativa MODERNe kanë organizuar punëtorinë një ditore që ka pasur për qëllim vizionimin për një numër të përzgjedhur të hapësirave publike moderne në qytete të ndryshme të Kosovës

Duke marrë parasysh rëndësinë e periudhës moderniste dhe faktin që objektet kryesore publike të kësaj periudhe janë të shoqëruara me hapësira publike, të cilat kërkojnë trajtim dhe vëmendje më të shtuar, si rezultat i mos përkujdesjes institucionale dhe ndikimit të faktorit kohë, punëtoria ka synuar identifikimin e hapësirave publike moderne me potencial për tu vizionuar dhe intervenuar në të ardhmen.


Punëtoria është realizuar me pjesëmarrje të përzgjedhur të studentëve të arkitekturës, historisë dhe sociologjisë, duke synuar përfshirjen e disiplinave dhe perspektivave të ndryshme në trajtimin e këtyre hapësirave.
Rezultatet e punëtorisë do të publikohen në një raport përmbledhës që do të ketë si produkte finale vizionimin e 4 hapësirave publike moderne përfshirë këtu: (1) pllatonë e Hotelit “Grand” në Prishtinë, (2) hapësirën në afërsi të “Radio Prishtinës” në Prishtinë, (3) nënkalimin e ndërtesës së Postës në Ferizaj dhe (4) hapësirën publike në afërsi të Teatrit “Istref Begolli” në Pejë.

Rrjetëzimi