EC Ma Ndryshe fillon bashkëpunimin me Gjykatën Themelore në Prizren

Implementimi i projektit “Lidhja e komunitetit me shërbyesit edrejtësisë” ka filluar në shkurt të vitit 2014 nga EC Ma Ndryshe, mefinancimin e USAID & ATRC dhe do të realizojë aktivitetet e tij derinë fund të muajit tetor 2014.

Qëllimi i projektit është tëdizajnoj mjetet që mund të kontribuojnë në krijimin e një hapësire ecila do të lidhë qytetarët më shërbyesit e drejtësisë, e që do tërezultojë në përmirësimin e pjesëmarrjes së qytetarëve në sektorin edrejtësisë dhe rritjen e besimit të tyre në sistemin e drejtësisë.

Përtë rritur vetëdijen qytetare, në adresimin e çështjeve të sundimit tëligjit dhe për të afruar ata me shërbyesit dhe institucionin edrejtësisë, do të realizohen aktiviteteve të ndryshme, si: zhvillimi istrategjisë informuese dhe mjeteve të komunikimit për Gjykatën Themelorenë Prizren, turne edukative në Gjykatë dhe takime publike midisshërbyesve të drejtësisë dhe qytetarëve.
Kjo qasje thekson rolinkritik të transparencës, pjesëmarrjes së palëve të interesuara dhekomunikimit efektiv në arritjen e rezultateve të pritura të projektit.Të gjitha aktivitet e projektit do të realizohen në bashkëpunim tëngushtë me Gjykatën Themelore në Prizren.
Faqja zyrtare e projektitnë facebook dhe twitter, është lëshuar me emrin “Gjykatë e hapur”, ku dotë postohen të gjitha informatat në lidhje me aktivitetet e projektitdhe informata mbi gjykatën dhe funksionimin e saj. Gjithashtu është dukeu punuar strategjia informuese me mbulim tre vjeçar për GjykatënThemelore në Prizren dhe së shpejti do të fillohet edhe me aktivitetettjera në terren.

 

 

Rrjetëzimi