EC Ma Ndryshe diskuton Kartën e Zotimeve me qytetarët në Obiliq
EC Ma Ndryshe ka mbajtur diskutim publik me qytetarët e Obiliqit, me ç’rast janë diskutuar temat e ndryshme që ndërlidhen me Kartën e Zotimeve të nënshkruar nga kryetari i Komunës së Obiliqit, z. Xhafer Gashi në fushatën paraelektorale për zgjedhjet komunale të vitit 2021.
Diskutimi ka përfshirë problemet e përgjithshme si për dialogun social ashtu edhe për punë të dinjitetshme për gra, burra dhe rini në nivel lokal.
Nga gjithsejtë 28 zotime të nënshkruara, sipas monitorimit të fundit nga shoqëria civile, kryetari ka arritur ti përmbush 9 prej tyre apo 32 %, në progres janë 13 prej tyre apo 46 % dhe nuk janë në progres apo nuk kanë filluar 6 apo 22 %.
EC Ma Ndryshe së bashku me Democracy+ do të vazhdojë monitorimin e zotimeve për të mbajtur përgjegjës nënshkruesit e tyre me qëllim të përmbushjes së një numri më madh të tyre.