EC ka organizuar lojën “Mos u nxeh Prizren" së bashku me “Down Syndrome Kosova” në Prizren
Në kuadër të aktiviteteve të organizuara nga “Down Syndrome Kosova” në Prizren për shënimin e Muajit të Ndërgjegjësimit për sindromën Down, EC ka organizuar lojën “Mos u nxeh Prizren”.
Të rinjtë pjesëmarrës bashkë me anëtarët e “Down Syndrome Kosova” përmes lojës e argëtimit patën mundësi të shoqërohen mes vete si dhe të njihen me elementet që identifikojnë trashëgiminë kulturore të Prizrenit, si dhe të diskutojnë hapur lidhur me mbrojtjen e trashëgimisë së përbashkët kulturore, por edhe lehtësimin e qasjes në asetet e trashëgimisë kulturore.
Ky aktivitet ndër të tjera pati për qëllim përcjelljen e mesazhit për trajtim të barabartë dhe qasje gjithëpërfshirëse në shoqëri.