EC intervenon në shtëpinë e pleqve

Me qëllim të krijimit të një ambienti më të rehatshëm për të moshuarit e Shtëpisë së pleqve në fshatin Gurrakoc të Istogut, EC ka intervenuar duke ndërhyrë në kopshtin e kësaj shtëpie. Idea e këtij aktiviteti ka qenë renovimi i ulëseve, shtimi i hapësirave gjelbëruese si dhe vendosja e një pavijoni për hije që ka ardhur si kërkesë nga vetë pleqt e kësaj shtëpie. Të pranishëm kanë qenë edhe z.Mujë Osmanaj- drejtor i drejtoratit të Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, z.Ilir Ferati - zyrtar i lartë për planifikim dhe zhvillim të projekteve në Komunën e Istogut si dhe vullnetarët e Komunës së Istogut të cilët kanë kontribuar në përmbushjen e këtij aktiviteti.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)".

Rrjetëzimi