EC intervenon në lagjen Bazhdarhane

EC Ma Ndryshe ka intervenuar me mbjellje të disa fidaneve në hapësira të gjelbra të lagjes Bazhdarhane në komunën e Prizrenit. Në këto hapësira janë mbjellur drunjë të llojit Bli, Shkozë, Panjë norvegjeze dhe Mështeknë.


EC konsideron se hapësirat e gjelbra janë thelbësore për krijimin e qyteteve të shëndetshme dhe të jetueshme, pasi ato ndihmojnë në zbutjen e ndikimeve të ndryshimeve klimatike duke reduktuar ishujt e nxehtësisë, duke përmirësuar cilësinë e ajrit, etj.


Andaj EC, ju bënë thirrje qytetarëve që të përkujdesen më shumë për këto hapësira, dhe në të njëjtën kohë rekomandon që institucionet t’i kushtojnë më shumë rëndësi kësaj pjese duke menaxhuar mirë dhe duke investuar më shumë në rritjen e këtyre hapësirave.

Rrjetëzimi