EC-i takon Eko-Klubet në 12 shkolla të mesme të Rajonit të Jugut

EC Ma Ndryshe ka takuar Eko-Klubet dhe anëtarët e këshillave të nxënësve të 12 shkollave të mesme të Rajonit të Jugut. Në këto takime, përveç diskutimit mbi nevojat dhe sfidat aktuale të tyre, problemeve mjedisore në vendin tonë po ashtu u prezantua edhe projekti “EKO Shkolla” i cili do të implementohet së bashku me Eko-Klubet.

Me anë të këtij projekti do të avokohet për futjen e konceptit të “EKO Shkollës” në 12 shkolla në rajonin jugor (komuna e Prizrenit, Mamushës, Rahovecit dhe Malishevës) përmes pilotimit të modelit dhe metodologjisë përkatëse për mbrojtjen e mjedisit me pjesëmarrje të gjerë të nxënësve dhe mësuesve.

Takime të tilla do të organizohen edhe në vazhdimësi dhe do të shërbejnë për planifikimin dhe mbarëvajtjen e aktiviteteve të përbashkëta.

Rrjetëzimi