EC-i me Eko-Klubet shënoi Ditën Botërore të Mjedisit

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me DokuFest-in ka shënuar Ditën Botërore të Mjedisit duke shfaqur një dokumentar mjedisor frymëzues në "DokuKino".


Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë 12 Eko-Klubet e Shkollave të Mesme të Rajonit të Jugut ( nga komunat Prizren, Rahovec, Malishevë dhe Mamushë).


Shfaqja e filmit është pasuar me diskutim në mes anëtarëve të Eko-Klubeve mbi çështjet mjedisore dhe urgjencën për veprim lidhur me ndryshimet klimatike, tema këto të trajtuara edhe në dokumentar.


Gjatë këtij aktiviteti të rinjtë janë ndërgjegjësuar për domosdoshmërinë e një reagimi të shpejtë sikurse edhe për rëndësinë e pjesëmarrjes së të rinjve në proceset avokuese për të adresuar ndryshimet klimatike dhe mbrojtjen e mjedisit, si çështje të rëndësishnme për të ardhmen e planetit dhe brezave të ardhshëm.


Përveç njohurive të reja dhe nxitjes së aktivizimit të nxënësve për të ofruar zgjidhje të ndryshme mbi këto çështje, ky aktivitetet po ashtu kontribuoi edhe për shoqërimin e anëtarëve të Eko-Klubeve nga komunat e ndryshme, duke ndarë mes vete përvojat për aktivitetet mjedisore që ata realizojnë në shkollat e tyre.

Rrjetëzimi