EC dhuron kontejner dhe ulëse për shkollën "Ibrahim Fehmiu" në Prizren

Pas shprehjes së shqetësimit nga nxënësit e shkollës "Ibrahim Fehmiu" për mungesën e shportave të mbeturinave në kopshtin e shkollës, ne si EC kemi marrë iniciativën që këtyre nxënësve t’ia sigurojmë 6 shporta për riciklimin e mbeturinave. Poashtu kësaj shkolle i është dhuruar edhe ulësja e cila paraprakisht ishte vendosur në rrugën "Remzi Ademaj". Pasi organet komunale e kanë larguar këtë ulëse nga ajo hapësirë ne si EC me kërkese të nxënësve po të njëjtën e kemi dërguar në oborrin e shkollës "Ibrahim Fehmiu" në Arbanë me qëllim që të vihet përsëri në funksion.

Kjo performancë u realizua në kuadër të projektit "Qytetet Gjithëpërfshirëse” - promovimi dhe përhapja e metodologjisë së planifikimit urban me pjesëmarrje” i cili përkrahet financiarisht nga Olof Palme International Center, që përkrahet nga Qeveria e Suedisë.

Rrjetëzimi