Dyshime për keqpërdorime në blerjen e pajisjeve mbrojtëse kundër koronavirusit në Prizren

Dyshimet e ngritura lidhur me aktivitetin e prokurimit të Komunës së Prizrenit për furnizim me material shpenzues sanitar për nevojat e shërbimeve shëndetësore për mbrojtje nga koronavirusi, të realizuar përmes procedurës së negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, përbëjnë shqetësim serioz.

Këto dyshime janë paraqitur në raportimet mediale si për shkak të çmimeve të blerjes së disa produkteve ashtu edhe për shkak të kontratës me një kompani, e cila sipas informatave të prezantuara nuk i ka aktivitet primar dhe sekondar furnizimet e tilla.

EC konsideron se ky aktivitet i prokurimit i Komunës së Prizrenit duhet të hetohet nga organet përgjegjëse shtetërore në mënyrë të pavarur, ashtu që të gjitha dilemat e lartcekura të sqarohen në mënyrë ligjore.   

Rrjetëzimi