Dy muaj pas vdekjes tragjike të Xheneta Gashit, as aktakuzë as dorëheqje
Dy muaj pas vdekjes tragjike të trevjeçares Xheneta Gashi në rrugën Marin Barleti në Prizren, institucionet e pushteteve të ndryshme janë treguar të vakëta në trajtimin e këtij rasti, që ngërthen në vete llogaridhënien para publikut, por pikë së pari ndjekjen penale për papërgjegjësi.
Gjatë kësaj periudhe ishte raportuar se Prokuroria Themelore e Prizrenit ishte në pritje të kallëzimit penal nga hetuesit policorë, ndërkohë që nuk ka pas njoftime publike nga Prokurori i Shtetit se Prokuroria në Prizren ka ngritur ndonjë aktakuzë lidhur me këtë rast. Lexo reagimin.