Drunj të pastër!
Sot është realizuar performanca publike “Drunj të pastër” e cila shërben si një thirrje e radhës për ruajtjen ambientit në qytetin e Prizrenit. Kjo performancë është mbajtur si rezultat i shqetësimeve të vazhdueshme të qytetarëve për dëmtimin e drunjve si pasojë e vendosjes së reklamave dhe shpalljeve në ta. Duke qenë se Qendra Historike e Prizrenit në hulumtimet e mëparshme të realizuara nga EC është evidentuar si një zonë me mungesë të hapësirave gjelbëruese atëherë edhe kujdesi ndaj këtyre drunjve të paktë duhet të jetë maksimal, pasi që ata janë atribuesit kryesor në pastërtinë e ajrit, hijen që krijojnë dhe janë pjesë e rëndësishme e peisazhit të qytetit të Prizrenit.
Me anë të performancës “Drunj të pastër” EC, ORKIDE dhe X40 fillimisht i kanë pastruar drunjtë nga reklamat dhe shpalljet që gjinden në to për të vazhduar tutje me mbështjelljen e të gjithë drunjve/lisave që gjenden në rrugën “Shuaip Spahiu”, “Remzi Ademaj” dhe në Sheshin “Shatërvan” me punime dore të cilat kanë motive tradicionale. Ky aktivitet përveç që shërben si një mesazh për ruajtjen e drunjve, ai njëkohësisht bën promovimin e punimeve të grave të qytetit të Prizrenit. Aktiviteti do të vazhdojë të realizohet gjatë një jave ku gratë do të vendosin punëdoret e tyre në trupat e këtyre lisave. Lexo komunikatën.