Dorëzohet peticioni për vendosjen e shportave të mbeturinave
EC Ma Ndryshe dhe Klubi i Ambientit “Luciano Motroni” sot kanë dorëzuar një peticion me kërkesën e vendosjes së shportave të mbeturinave përgjatë rrugës “Adem Jashari” në Prizren. Kjo kërkesë vjen pasi që në këtë rrugë e cila ka frekuentim të madh nuk ekziston asnjë e tillë për momentin. Nga Drejtoria e Shërbimeve Publike është kërkuar vendosja e këtyre shportave nga Ura e Arastës deri në përfundim të kësaj rruge tek rrethi në Bazhdarhane.Ky aktivitet është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).