Diskutimi publik me temën Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme?
Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D) në bashkëpunim me organizatën EC Ma Ndryshe në Prizren, më 27 mars organizuan tryezën e diskutimit me temën Çfarë na pret në zgjedhjet e ardhshme? Të ftuar në këtë tryezë ishin përfaqësues të partive politike, zyrtarë të lartë komunal, shoqëria civile, qytetarët e Przrenit dhe akterë tjerë relevant. Në këtë tryezë u diskutua për hapat e deritashëm në lidhje me reformën zgjedhore dhe u elaboruan ndryshimet e mundshme në ligjin zgjedhor.