Diskutimet publike për planet urbane në Prishtinë duhet të jenë gjithëpërfshirëse
Që nga qershori i këtij viti, Komuna e Prishtinës ka filluar me organizimin e diskutimeve publike për hartimin/revidimin e planeve rregulluese të lagjeve të Prishtinës. Deri më tani janë organizuar disa diskutime të tilla publike. EC Ma Ndryshe, në kuadër të projektit Online Transparency, ka marrë pjesë në disa prej këtyre diskutimeve publike në cilësinë e organizatës monitoruese.
EC Ma Ndryshe ka vërejtur disa mangësi në lidhje me organizimin e këtyre diskutimeve. Mënyra e njoftimit të qytetarëve dhe targetimi jogjithëpërfshirës i grupeve të komunitetit ka prodhuar diskutime publike me mbi 90% pjesëmarrës të gjinisë mashkullore. Gjithashtu, në këto takime janë artikuluar vërejtje edhe nga vetë qytetarët për mënyrën e organizimit dhe përfshirjen e grupeve. Lexo komunikatën.