Dhurohet rafti dhe librat në gjuhën boshnjake për bibliotekën e shkollës "Gërnçare"

Të rinjë të fshatit Gërnçare pas takimeve të zhvilluara me EC Ma Ndryshe kanë shprehur si shqetësim mungesën e librave në gjuhën boshnjake si dhe mungesën e inventarit për biblotekë për shkollën “Gërnçare” që gjendet në vendbanimin e tyre.

Çështja e mungesës së bibliotekave qoftë në gjuhën shqipe qoftë në gjuhë tjera është shfaqur si problematikë në secilin takim që zhvillohet me drejtoritë e shkollave përkatëse, prandaj përsëri i bëjmë thirrje institucioneve që t’i kushtojnë vëmendje këtij shqetësimi duke qenë se bibliotekat janë një nga burimet më të rëndësishme për zgjerimin e njohurive dhe ndërtimin e kapaciteteve të nxënësve. Institucionet duhet të kontribuojnë në promovimin e leximit tek të rinjtë përmes ofrimit të bibliotekave të pasura, pasi që si rrjedhojë ky do të ishte një investim direkt në ngritjen akademike të rinisë.

EC në bashkëpunim me të rinjë të fshatit si dhe me OJQ “Sofra” kanë bërë grumbullimin e një numri të konsiderueshëm të librave të cilat janë akomoduar në një raft të cilin e ka ofruar EC-i.

EC falendëron të gjithë që kontribuan me fondin e librave dhe fton të tjerët që të zgjerojnë këtë bibliotekë përmes dhurimit të titujve të tjerë.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."

Rrjetëzimi