Dhurohen llamba për shkollën “Nefit Jusufi” në Skorobisht

Shkolla “Luciano Motroni” pas intervenimit që ka pranuar nga OJQ “EC Ma Ndryshe” në kuadër të projektit “EKO SHKOLLA” në ndërrimin e ndriçimit të shkollës në lampa efiçiente të cilat do të kursejnë energjinë elektrike, në bashkëpunim me EC Ma Ndryshe ka vendosur që llambat e vjetra t’ia dhurojë shkollës fillore “Nefit Jusufi” në fshatin Skorobisht pas nevojës së shfaqur nga këta të fundit.

Gjatë takimeve me aktivistët e organizatës EC Ma Ndryshe shkolla “Nefit Jusufi” kishte shfaqur nevojat e veta, ku njëri nga shqetësimet ishte edhe ndriçimi i dëmtuar nëpër klasa. EC duke parë një mundësi të tillë kishte komunikuar me të dy shkollat për të mundësuar një dhurim të tillë.

Shkolla “Luciano Motroni” është përfituese e projektit “EKO Shkolla” në kuadër të të cilit gjatë një viti ka përfituar trajnime mbi edukimin mjedisor, intervenime ekologjike dhe ka qenë pjesë e aksioneve të ndryshme për mbrojtjen e mjedisit dhe promovimit të metodologjisë së eko shkollës.

Ky grant është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA).

Rrjetëzimi