Dhuratë zëdhënësit të komunës
EC Ma Ndryshe i bëri sot dhuratë zëdhënësit të komunës së Prizrenit, Z. Ymer Berisha një kopje të shtypur në kolor të publikimit të fundit Udhëzues për Transparencën në Komuna. Edhe pse dhurata i dedikohet të gjithë zyrtarëve të komunës, ajo iu dorëzua zëdhënësit të komunës pasi që bart pozitën esenciale të transparencës komunale. Ndonëse vendimmarrja transparente është obligim ligjor dhe demokratik i institucionit të komunës, EC Ma Ndryshe ka marrë mundin të hartojë këtë dokument që i mungon komunës dhe tia dorëzojë atë Zyrës për Informim si dhuratë dhe kërkesë për përmirësimin e transparencës komunale.
EC Ma Ndryshe e ka hartuar këtë dokument me qëllim të prezantimit të obligimeve dhe detyrimeve ligjore të pushtetit lokal për transparencë dhe llogaridhënie. Krahas kësaj, me anë të këtij dokumenti synohet të jepet një pasqyrë e gjendjes në komuna, në kuptim të zbatimit të obligimeve dhe detyrimeve të komunave në fushën e transparencës dhe llogaridhënies. Udhëzuesi mund të shkarkohet në linkun: http://ecmandryshe.org/repository/docs/Udhezues_per_Transparence.pdf