Dëmtohet vepra “Ura a kaltër e dashurisë”

Persona të papërgjegjshëm i kanë shkaktuar dëme serioze veprës artistike “Ura e kaltër e dashurisë”, e cila ishte promovuar gjatë muajit Maj në Prizren. Pas disa përpjekjeve të mëhershme dhe vjedhjeve të dryve, sulmi i mbrëmbshëm është më seriozi, dhe ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në gjithë strukturën e veprës. EC ka informuar organet e rendit në Prizren, të cilët menjëherë kanë nisur hetimet.


“Ura e kaltër e dashurisë” nga momenti i promovimit është shndërruar në një nga atraksionet e qytetit të Prizrenit. Ky intervenim artistik është realizuar nga artistja Doruntina Ukimeri, si njëra nga fitueset e thirrjes publike të EC-it, si pjesë e projektit “Aktivizmi kulturor dhe urban në Prizren”, përkrahur financiarisht nga Amabsada Amerikane në Prishtinë.


Mbetemi me shpresë që organet e rendit do ta ndriçojnë këtë rast dhe përgjegjësit do të dalin para drejtësisë. Gjithashtu, kërkojmë që institucionet përgjegjëse të marrin masa adekuate që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen.

Rrjetëzimi