Debati Të moshuarit dhe planifikimi urban në Prizren
"Të moshuarit dhe planifikimi urban në Prizren" është debati i katërt me rradhë që u mbajt në kuadër të projektit "QYTETI GJITHËPËRFSHIRËS - Planifikim me pjesëmarrje për zhvillim të qëndrueshëm urban në Prizren". Panelistë të debatit ishin: Z. Hysamedin Gjergjizi - Sekretarë në Organizatën e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës dhe Z. Ramadan Tafallari - Drejtoria e Shërbimeve Publike-DSHP. Edhe në këtë debat u bë prezentimi i kërkesave të pensionerëve dhe analizës së projektit. Të pranishëm ishin përfaqësues nga DUPH, DSHP, Organizata e Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Shoqatës së Veteranëve të Arsimit, Komiteti PAF, Fonia dhe komuniteti i pensionerëve si dhe Z. Shaban Kajtazi - Kryetar i Lidhjes së Pensionerëve të Kosovës.