Debati Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar?
EC Ma Ndryshe në kuadër të projektit Rritja e pjesëmarrjes në vendimmarrje përmes mediave sociale në Prizren dhe Gjilan ka publikuar analizën e titulluar Rinia dhe Transparenca: Të përjashtuar apo të injoruar? Analiza shqyrton transparencën e komunave të Prizrenit dhe të Gjilanit në raport me të rinjtë që jetojnë në këto dy qendra urbane. Të gjeturat e këtij raporti burojnë nga hulumtimi respektivisht anketimi i të rinjve të shkollave të mesme dhe të universiteteve të Prizrenit dhe Gjilanit. Në anketë janë përfshirë 200 të rinj nga secila komunë që i janë përgjigjur pyetjeve në lidhje me funksionimin e pushtetit lokal, transparencën dhe përfshirjen e publikut dhe të rinjve në vendimmarrjen komunale. Analizën mund ta gjeni këtu.