Debati Kultura në programin e partive politike në Prizren
Debati Kultura në programin e partive politike në Prizren në kuadër të projektit Rritja e pjesëmarrjes qytetare në hartimin dhe zbatimin e politikave kulturore në nivel lokal, u mbajt më 3 prill 2013 në Restaurant Marashi (Lagjia Marash) në Prizren. Panelistë të debatit ishin: Arjeta Nezaj - LDK, Arbër Rexhaj - VV dhe Mensur Bytyqi - AAK. Në këtë debat u diskutua për kulturën në programet e partive politike e poashtu u dhanë sugjerime nga pjesëmarrës tjerë nga fusha e kulturës si dhe qytetarët e Prizrenit. Si konkludim, përveç Lëvizjes Vetëvendojse që dukej se kishte një vizion pak më të qartë në lidhje me zhvillimin e kulturës në komunën e Prizrenit, asnjëri subjekt tjetër politik nuk kishte ndonjë plan të zhvillimit të aspektit kulturor në këtë komunë.