Debat "Ballafaqim" Trajtimi i ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit
Forumi Trasparenca sot më 16.06.2014, mbajti Debatin Ballafaqim me temën Trajtimi i ndërtimeve pa leje në Qendrën Historike të Prizrenit si pjesë e ciklit të debateve Ballafaqim. Debati i dytë që në fokus ka patur ndërtimet në zonën e parë të mbrojtur ka trajtuar çështjet e infrastrukturës ligjore lokale për sa i përket ndërtimeve në këtë zonë, kompetencat dhe koordinimin e brendshëm të Drejtorisë së Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Drejtorisë së Inspektoriatit, procedurës rreth lejeve të ndërtimit, inspektimit të tyre si dhe sfidat e institucioneve karshi ndërtuesve. Gjatë debatit u trajtuan pyetje të shumta për sa i përket ndërtimeve në zonën e parë dhe më gjërë, mbrojtja e objekteve të vjetra, kostoja në intervenimin e rrënimeve, etj.