Çfarë trajtimi për diasporën?
Forumi Transparenca, të martën mbrëma në Prizren ka mbajtur ciklin e katërt të debatit Ballafaqim me temën Çfarë trajtimi për diasporën?. Panelistë në këtë debatit ishin z. Ilir Baldedaj, drejtor i Drejtorisë së Administratës Komunale, z.Ruzhdi Hoxha, koordinator i Zyrës së Gjendjes Civile në komunën e Prizrenit dhe z.Vesel Gashi, zyrtar i Policisë së Kosovës. Panelistët janë përballur me anëtarët e Forumit Transparenca, të përbërë nga gazetarët dhe aktivistët e shoqërisë civile si dhe me përfaqësuesit e partive politike opozitare në Prizren, ndërkohë që debati u moderua nga gazetarja, znj.Myrvete Axhami. Lexo njoftimin.