Ceremonia e shpërblimeve për logo rajonale

Më 17 Prill 2014 në Sallën e Kinemasë Doku-Kino, EC Ma Ndryshe organizoi ceremoninë për ndarjen e çmimeve fituese duke përmbyllur garën për dizajn të logos për nxënësit e shkollave fillore nga 6 komunat e rajonit jugor të Kosovës. Qëllimi i kësaj gare ka qenë përfshirja e gjerë e nxënësve të shkollave fillore, konkretisht paralelet III, VI dhe IX në dizajnimin e një llogoje me motive të trashëgimisë kulturore dhe natyrore, me të cilën mund të identifikohet dhe promovohet rajoni jugor i Kosovës.

 

Logot fituese në rajonin e Prizrenit janë:

  • Krenare Qatani, klasa 9, shkolla fillore “Sadri Duhla”, komuna e Suharekës  
  • Egzona Ahmetaj, klasa 9, shkolla fillore “Dëshmorët e Kabashit”, komuna e Prizrenit
  • Artiola Skenderi, klasa 6, shkolla fillore “Sezai Surroi”, komuna e Dragashit

 

 Ky projekt përkrahet nga Bashkimi Evropian dhe Këshilli i Evropës.

Rrjetëzimi