Biblioteka për trashëgiminë kulturore mirëpret lexuesit në zyrat e EC-it

EC Ma Ndryshe ka krijuar bibliotekën për trashëgiminë kulturore në zyrat e saj. Kjo bibliotekë është furnizuar me tituj kredibilë dhe të rëndësishëm nga kjo fushë, të cilat do të jenë në dispozicion të studiuesve dhe komunitetit përmes jetësimit të këndit të leximit, që është një ambient mikpritës për të gjithë dashamirët e trashëgimisë kulturore.


EC-i synon që bibliotekën ta pasurojë edhe më tutje me libra të rinj në saje të fushatës për dhurimin e librave që për temë kanë trashëgiminë kulturore.


Ky aktivitet është realizuar në kuadër të projektit “Trashëgimia kulturore gjithëpërfshirëse” me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve.

Rrjetëzimi