Ambient i shfrytëzueshëm për nxënësit e shkollës

Nxënësja e Shkollës së Aktivizmit Samire Qadraku, e ka pasur si shqetësim mungesën e ulëseve dhe të hapësirave të dedikuara për hudhjen e mbeturinave në oborrin e shkollës "Haradin Bajrami" në fshatin Blinajë të komunës së Lipjanit. Kjo iniciativë ka pasur si qëllim edhe vënien në funksion dhe shfrytëzimin e kësaj hapësire nga nxënësit e kësaj shkolle. Po ashtu ide e nxënëses ka qenë edhe ngjyrosja e rrethojave të shkollës me qëllim të krijimit të një hapësire rekreative.
Për realizimin e kësaj ideje nxënësit kanë punuar vullnetarisht në bashkëpunim me mësimdhënësit dhe stafin teknik të shkollës.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)."

Rrjetëzimi