Aktivizmi i të rinjve dhe rëndësia e vullnetarizmit

Është mbajtur trajnimi i titulluar "Aktivizmi i të rinjve" me rininë e Komunës së Gjakovës. Në këtë trajnim para të rinjve u prezantua rëndësia e qytetarisë aktive dhe mënyrat se si përmes vullnetarizmit mund të kontribuojnë në komunitetin ku ata jetojnë. Ky trajnim është mbajtur në hapësirat e KVRL Gjakovë dhe është udhëhequr nga Ideal Zhaveli. Të rinjtë në këtë trajnim kanë kontribuar duke ndarë me njëri tjetrin forma të ndryshme përmes të cilave kanë ngritur çështje dhe kanë shprehur ide të cilat mund t'i shtyjnë përpara së bashku.

Aktiviteti është financuar nga projekti "Përkrahja e Luksemburgut për shoqërinë civile në Kosovë, financuar nga Qeveria e Dukatit të madh të Luksemburgut dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF)".
 

Rrjetëzimi