Aksion pastrimi në Kalanë e Qytetit
EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me Qendrën Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK) realizoi një aksion pastrimi përgjatë rrugës së Kalasë në qytetin e Prizrenit.
Pjesë e këtij aktiviteti përveç stafit të EC dhe përfaqësuesve të QRTK, ishin edhe grupi i vullnetarëve “Young Adult Advisory Club Prizren” që funksionon në kuadër të American Corner – Prizren dhe të rinj nga komuna e Prizrenit.
Kalaja e Qytetit është njëri prej aseteve të trashëgimisë kulturore që më së shumti vizitohet, prandaj edhe ky aksion ka pasur për qëllim krijimin e një ambienti të pastër dhe një imazhi më të mirë të qytetit. Përmes këtyre aksioneve, EC bashkë me hisedarët tjerë, synon që të rrisë ndërgjegjësimin e qytetarëve për mirëmbajtjen e hapësirave publike.
Të rinjtë dhe EC-i kanë pastruar këtë pjesë duke mbledhur një sasi të konsiderueshme të mbeturinave, duke përçuar mesazhin se mbrojtja e mjedisit duhet të jetë angazhim i përditshëm, bashkë me thirrjen drejtuar institucioneve që të promovojnë dhe ofrojnë mundësi për riciklimin e mbeturinave.