Aksion pastrimi me nxënësit e shkollës së mesme “12 Maji” në Ratkoc
EC Ma Ndryshe dhe Eko Klubi i shkollës së mesme “12 Maji” në Ratkoc, të martën, kanë realizuar një aksion pastrimi në oborrin e kësaj shkolle.
Pjesë e këtij aktiviteti përveç stafit të EC-it, Eko Klubit dhe stafit të shkollës ishin edhe nxënës të tjerë të kësaj shkolle, të cilët u angazhuan me qëllim të krijimit të hapësirave më të pastra dhe më të sigurta për shëndetin e njeriut si dhe për mbrojtjen e mjedisit në përgjithësi.
Kjo iniciativë vullnetare jo vetëm që ka shërbyer për të krijuar një ambient më të pastër nga mbeturinat por ka shërbyer gjithashtu edhe për të nxitur ndërgjegjësimin qytetar për mbrojtje të mjedisit, gjë që mbetet ndër synimet kryesore të organizimit të aktiviteteve të tilla.