Aksion pastrimi dhe ligjëratë ndërgjegjësuese me nxënësit e SHMU “Gani Saramati” në Prizren

EC Ma Ndryshe në bashkëpunim me komunitetit shkollor të SHMU “Gani Saramati” në Prizren ka realizuar aksionin e pastrimit në afërsi të këtij institucioni arsimor. Aksionit të pastrimit i ka paraprirë ligjërata ndërgjegjësuese për nxënësit lidhur me mjedisin dhe ndryshimet klimatike në shoqëri të mësimdhënëses së lëndës “Edukatë Qytetare”. Me këtë rast nxënësit kanë shprehur edhe pikëpamjet e idetë e tyre për këto tema bashkë me zotimin për veprime të përgjegjshme në hapësirat publike.


Ky aktivitet vullnetar ka për qëllim ndërgjegjësimin e komunitetit për kujdes më të shtuar ndaj mjedisit në përgjithësi dhe hapësirave të gjelbra në veçanti. Prandaj EC-i bën thirrje që praktikat e tilla të zbatohen më shpesh edhe në shkollat tjera.

Rrjetëzimi