“A Balkan Tale” në Mitrovicë

Pas shfaqjes me sukses në Hamamin “Gazi Mehmet Pasha” të Prizrenit dhe në Muzeun Kombëtar të Kosovës në Prishtinë, ekspozita "A Balkan Tale" u dërgua edhe në Mitrovicë me iniciativën e "EC Ma Ndryshe". Ekspozita u hap  më 19 qershor 2013, në praninë e një numri të madh artdashësish, dhe do të jetë e hapur për publikun deri më 26 qershor. Ekspozita është një punë e përbashkët ndërmjet EC Ma Ndryshe, Goethe Institut Athinë dhe partnerëve të tjerë nga shtetet e Ballkanit. Për më shumë informata mbi projektin dhe ekspozitën, vizitoni:  www.balkantale.com   
 

Rrjetëzimi